Modric ‘prek me këmbë në tokë’, thotë se askush nuk mund të krahasohet me CR7 dhe Messin

Fituesi i Topit të Artë, Luka Modric, ka thënë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë më të mirë në histori të futbollit, duke thënë se ata dy i përkasin një niveli tjetër.

Sport

05/12/2018 10:08

Mesfushori kroat ka fituar për herë të parë Topin e Artë, në një garë ku la pas tij Cristiano Ronaldon, ndërsa Lionel Messi u rendit vetëm i pesti.

33 vjeçari, pas tërheqjes së këtij çmimi, nuk ka mundur të mos i lavdërojë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, për kontributin e dhënë në futboll.

“Askush nuk mund të krahasohet me ata (Ronaldon dhe Messin) në histori, janë më të mirë në këtë sport”, ka deklaruar Modric, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ata janë në një nivel tjetër”, ka shtuar lojtari më i mirë në botë për vitin 2018./Lajmi.net/