Modric nuk do t’i ndjekë hapat e Ronaldos

Luka Modric nuk do t’i ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos për tu larguar nga Real Madrid.

Sport

15/12/2018 16:29

Mesfushori kroat ka thënë se nuk ka asnjë problem me largimin e portugezit, megjithatë ka thënë se ai nuk do të veprojë njësoj.

“Mendoj se qëndrimi i tij nëntë vjeçar në klub tregon më së miri për atë se si ai ka kaluar këtu në këtë skuadër fantastike. Ndër të tjera, ai ka fituar edhe katër topa të artë. Nuk mund të arrish diçka të tillë nëse nuk je duke e shijuar” ka thënë Modric për “Sportske Novosti” , transmeton lajmi.net.

“Kam kaluar gjashtë sezone me të, ndoshta më të mirat e karrierës dhe kemi bërë shumë së bashku” ka thënë tutje ai.

“E vetmja gjë e sigurt tani për tani është se do të jem me Real Madridin deri në fund të kontratës” ka thënë kroati.

Modric ka shënuar një vit të paharrueshëm me skuadrën “Los Blancos”, duke u shpallur edhe fitues i “Topit të Artë”. /Lajmi.net/