Modric në vend të Kroosit

Bayern Munich është duke bërë gati ‘planin B’, në rast se Toni Kroos vendos të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës. Mesfushori gjerman ende nuk e ka vazhduar kontratën me gjigantin bavarez derisa kërkohet me ngulm nga Manchester United. Mirëpo, në rast se Kroos largohet nga Allianz Arena në fund të këtij sezoni,…

Sport

12/03/2014 20:31

Bayern Munich është duke bërë gati ‘planin B’, në rast se Toni Kroos vendos të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori gjerman ende nuk e ka vazhduar kontratën me gjigantin bavarez derisa kërkohet me ngulm nga Manchester United.

Mirëpo, në rast se Kroos largohet nga Allianz Arena në fund të këtij sezoni, atëherë Bayern Munich do të reagojë menjëherë duke sjell një zëvendësues të tij.

Sipas Footballdirectnews.com, trajneri Pep Guardiola është i interesuar që të transferojë mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric, por vetëm nëse Kroos largohet nga klubi.

Krejt kjo mbetet vetëm një ide, që në fund të këtij sezoni mund të bëhet realitet.