Modric në Serie A, por jo tek Interi

Inter ka marrë një lajm aspak të mirë.

Merkato

14/01/2019 15:43

Inter mund ta humbet garën për Luka Modric, që pritet të largohet nga Real Madrid me të përfunduar ky sezon.

Sipas Don Balon, Juventus është futur në garë për transferimin e mesfushorit kroat, përcjell lajmi.net.

Cristiano Ronaldo ka raporte të mira me Modricin, andaj mund ta bind shumë lehtë që të transferohet në ‘Allianz Stadium’.

Fituesi i Topit të Artë që nga vera e kaluar po lidhet me një transferim te Interi, por tani Juventus po i prinë garës në transferimin e tij. /Lajmi.net/