Modric: Mund të kthehem në maj

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka gëzuar tifozët e kësaj skuadre duke thënë se mund të kthehet nga lëndimi më shpejtë se që është duke u menduar.

Sport

20/04/2015 11:54

Sipas raporteve mjekësore, Modric do të jetë jashtë fushave të lojës për plotë gjashtë javë, mirëpo kroati është shprehur optimist duke thënë se mund të rikuperohet për një kohë më të shpejtë.

“Unë jam ndier i trullosur në momentin kur e kam marrë goditjen. Me të vërtetë jam lënduar shumë pasi e kam ditur që është diçka serioze”, tha Modric për Sportkse Novosti.

“Jam shumë i zhgënjyer që jam lënduar përsëri, sidomos në këtë përiudhë të rëndësishme të sezonit”.

“Synimi im është që të kthehem para fundit të sezonit. Jam i bindur se do të rikuperohem më shpejtë se që është menduar dhe të luajë në disa ndeshje të rëndësishme për skuadrën. Do të tentoj të bëj më të mirën”, përfundoi kroati.