Modric ‘kritikon’ Realin

Luka Modric ka kritikuar paksa skuadrën e tij duke thënë se nuk duhet të varet vetëm nga një lojtar, siç bëri në takimin e sotëm, ku Ronaldo ishte shpëtimtari me dy golat e shënuar.

Sport

10/03/2015 23:21

Modric ka thënë se skuadra e tij duhet të luajë në mënyrë kolektive, duke thënë se nuk duhet të varet vetëm nga një lojtar.

“Ajo që është më e rëndësishme për neve në këtë moment është fakti që kemi kaluar në fazën tjetër të kësaj gare. Ndonjëherë duhet të vuani dhe kjo na bën neve më të fort”.

“Ne duhet të kthehemi në formën që kemi qenë në fillim të sezonit. Duhet të luajmë si ekip dhe jo të varemi nga një lojtar”, tha mesfushori kroat pas takimit.