Modric ka vendosur për të ardhmen e tij

E ardhmja e Luka Modrici te Real Madridi është ende në dilemë.

Sport

04/02/2019 14:29

Luka Modric po lidhet me një largim nga Real Madridi në fund të sezonit.

Por, sipas AS, mesfushori kroat po e kërkon kontratën e re te skuadra spanjolle, përcjell lajmi.net.

Kontrata aktuale e Modricit skadon në vitin 2020, andaj ka filluar bisedimet me Real Madridin për marrëveshjen e re.

Florentino Perez me gjasë nuk do të pajtohet për rinovimin e kontratës, andaj do ta shet atë qysh në afatin e verës.

Inter është në garë për të, andaj me gjasë do të arrihet akordi për transferimin e tij në Serie A. /Lajmi.net/