Modric – Inter, lajmi i fundit frikëson tifozët e Real Madridit

Luka Modric prapë shfaqet si objektiv i Interit.

Sport

14/08/2018 12:15

Luka Modriç ka udhëtuar për në Talin me Realin e Madridit, ku do të marrë pjesë në ndeshjen e Superkupës së Europës, ndaj Atletikos, por shpresat e interit nuk janë venitur ende.

Mediat italaine raportojnë se të hënën paradite, kroati ka kontaktuar zikaltrit dhe u ka konfirmuar vullnetin për t’u transferuar në Milano, ndërsa u ka premtuar se çështja do të zgjidhet brenda të enjtes.

Pritet që Modriç të shfrytëzojë udhëtimin në Talin, për të folur sërish nga afër me Perezin dhe për t’i kërkuar largimin, ndërsa zikaltrit nuk kanë ndërmend të humbin shpresat, të paktën deri të premten në orën 20:00, kur mbyllet merkatoja e Serisë A.

Deri tani presidenti i madrilenëve ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kroati, të paktën deri në momentin që asnjë klub nuk paguan 750 milionë eurot e klauzolës së parashikuar në kontratën mes palëve.