Modric ia mbyll dyert Interit: Dua të pensionohem në Real Madrid

Luka Modric nuk planifikon të largohet nga Real Madrid.

Sport

25/09/2018 10:42

Luka Modric ka mohuar spekulimet rreth largimit nga Real Madrid.

Mesfushori kroat ka thënë se përkundër interesimit nga Inter, nuk e ka menduar largimin nga skuadra e “Los Blancos”.

“Inter? Nuk e kam parë asnjëherë veten larg nga Real Madrid”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.

“Dua të pensionohem këtu, është një klub shumë i madh”, theksoi Modric. /Lajmi.net/