Modric: Është shumë e rëndësishme që ta kemi në formë Ronaldon

Luka Modric beson se detajet e vogla do ta vendosin fituesin e përballjes Juventus – Real Madrid.

Sport

02/04/2018 19:09

Këto dy skuadra me shumë traditë në Evropë, do të takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe ndeshja e parë luhet nesër (e martë).

“Kur dy ekipe të kësaj cilësie ndeshen mes vete, ai që bën më pak gabime zakonisht fiton. Detajet e vogla mund të bëjnë diferencën”, ka deklaruar Modric.

Mesfushori kroat, tutje ka folur edhe për lojtarin më në formë në skuadrën e tyre, Cristiano Ronaldo.

“Cristiano Ronaldo është në një formë të pabesueshme, madje as që e di se sa gola ka shënuar në ndeshjet e fundit, por për ne është shumë e rëndësishme që atë ka kemi në një formë të tillë”./Lajmi.net/