“Modric është “dash kurbani” i Real Madrid”

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic i ka dalur në mbrojtje mesfushorit Luka Modric.

Sport

12/11/2018 16:22

Real Madrid se fundmi ka kaluar në një krizë, duke humbur katër nga 12 ndeshjet e tyre në La Liga.

Prej lojtarëve që u kritikuan më së shumti ishin Luka Modric, Garreth Bale dhe Karim Benzema.

Së fundmi, në mbrojtje të Modric, doli trajneri i përfaqësueses Kroate, Zlatko Dalic.

“Luka e di se në futboll ka ulje dhe ngritje. Pasi luan në mënyrë brilante për një vit, nuk mund të qëndrosh gjithmonë në formën më të mirë” ka thënë Dalic për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Kur Real Madrid humb ndeshjet, ata kërkojnë dikë për ti veshur fajin; Modric, Kroos apo dikë tjetër. Në fund të ditës, Luka është lojtari më i mirë në botë” ka përfunduar Dalic.

Modric me Kroacinë  nuk kanë ecur mjaft mirë në Ligën e Kombeve, duke humbur 6:0 nga Spanja dhe duke barazuar 0:0 me Anglinë. /Lajmi.net/