Modric e fton haptas Neymarin te Reali, ja çfarë i ka thënë pas ndeshjes Brazil – Kroaci

Kombëtarja e Brazilit e ka fituar me rezultat 2:0 miqësoren e zhvilluar në ‘Anfield Road’ ndaj Kroacisë.

Sport

03/06/2018 23:06

Neymar dhe Firmino me nga një gol të shënuar, i sollën fitoren Brazilit, në testin përgatitor për Kupën e Botës.

Pas ndeshjes, futbollisti më i shtrenjtë i botës, Neymar, i kërkoi një autograf mesfushorit Luka Modric.

E ky i fundit për të rritur dyshimet për transferimin e Neymar te Real Madrid gjatë verës i thotë: Të presim…”, raporton ‘AS’.

Neymar verën e kaluar për 222 milionë iu bashkua PSG-së nga Barcelona.

Por, muajt e fundit ka pasur shumë zëra për rikthimin e tij në La Liga, te skuadra e Real Madrid, për të pasuar Cristiano Ronaldon./Lajmi.net/