Modric deklarohet fajtor, pranon dënimin me 8 muaj burg

Luka Modric ka pranuar dënimin për evazion fiskal.

Sport

22/09/2018 10:22

Luka Modric do të deklarohet fajtor ndaj akuzës për evazion fiskal.

“El Mundo” raporton se mesfushori i Real Madridit do ta pranojë dënimin prej tetë muajsh burg.

Modric është ylli i radhës nga bota e sportit që është duke u gjykuar për evazion fiskal, përcjell “lajmi.net”.

Ai akuzohet se fshehu rreth 870.728 euro nga organet tatimore për çka është i gatshëm ta pranojë fajin dhe dënimin e parashikuar. /Lajmi.net/