Modric, Benzema dhe Illarramendi të lënduar?

Luka Modric, Karim Benzema dhe Asier Illarramendi raportohet se janë emrat e lojtarëve të Realit të cilët janë duke vuajtur nga lëndime.

Sport

28/07/2015 17:40

Ende pa filluar mirë sezoni i ri i La Ligas, skuadrës së Realit i kanë dalur probleme me lëndimet e lojtarëve.

Sipas mediave spanjolle, plotë tre lojtarë të Realit janë të lënduar dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën e tyre në Kinë.

Bëhet fjalë për Luka Modricin, Karim Benzeman dhe Asier Illarramendin, lëndimi i të cilëve nuk dihet se a është shumë serioz.