Modric, 100-shi i Realit

Për Luka Modric, përballja me Bayern Munichun do të jetë e veçantë. Në fakt, në Allianz Arena, mesfushori kroat do ta zhvillojë ndeshjen e 100-të në fanellën e Real Madridin.

Sport

29/04/2014 20:33

Luka Modric do ta zhvillojë sonte ndaj Bayern Munichut ndeshjen e 100-të në fanellën e Real Madridit.

Mesfushori kroat, i cili i ishte bashkuar ekipit nga kryeqyteti spanjoll verën e vitit 2012, i ka zhvilluar 64 ndeshje në La Liga, 14 në Copa del Rey, 20 në Ligën e Kampionëve dhe një në Superkupën e Spanjës.

Nëse nuk ka ndonjë ndryshim në momentet e fundit, ish futbollisti i Tottenhamit do të luajë nga minuta e parë në Allianz Arena.

Këtë sezon, Modric ka shfaqur formë fantastike nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, duke e formuar një dyshe fenomenale me Xabi Alonson në mesfushë.