Modestia e Iniestas: Ja pse po largohem nga Barcelona!

Andres Iniesta sot ka mbajtur një konferencë në të cilën ka konfirmuar largimin nga Barcelona në fund të sezonit.

Sport

27/04/2018 18:12

Mes lotëve e shumë emocioneve, Iniesta ka thënë se kjo është dita më e vështirë në jetën e tij.

Duke cekur arsyet e largimit, Iniesta ka thënë se Barcelona meriton shumë çdo ditë, dhe se ai me këto vite nuk është i gatshëm të jap sa duhet për skuadrën e tij.

“Po largohem sepse ndjej se ky klub meriton më shumë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, dhe unë ndjej se nuk mund të japë më të mirën më në aspektin fizik e mental”, ka thënë Iniesta./Lajmi.net/