Moderatori sulmohet nga një “zog gjigand” gjatë transmetimit të motit (Video)

Në mëngjesit e 16 marsit transmetimi i motit në një nga televizionet e Kalifornisë nuk shkoi siç duhet.

Fun

17/03/2016 04:40

Një video nga transmetimi i Aaron Perlman në televizionin KBFX – TV në Bakersfield tregon se si u sulmua ai nga një zog gjigand që fluturoi nga mbrapa deri tek kamera, transmeton lajmi.net

Perlman mezi e përfundon fjalën “e qartë” kur një zog sikur një “avion gjigand” vjen dhe përplaset mbrapa shpinës së tij deri në kamerë.

“Një zog, unë sapo u sulmova” thotë Perlman ndërsa edhe në studio dëgjohen zëra duke qeshur.

“Është sikur ato filmat B, dhe një zog vjen e më sulmon mua” thotë Perlman me të qeshur./lajmi.net

YouTube player