Moderatori i njohur shqiptar mysafir te Almeda dhe ‘Çënari’, në Turqi

Almeda Abazi dhe burri i saj Tolgahan Sayisman sot kanë pasur mysafir.

ShowBiz

21/05/2018 21:21

Në konakun e tyre ata kanë pritur moderatorin nga Shqipëria, Ermal Mamaqin, shkruan lajmi.net

Ishte ish-Miss Kosova, ajo e cila e ka publikaur një video në Instastory nëpërmjet të cilës i dëshiron mirëseardhje Ermalit.

Ky i fundit duket se ka shkuar në Stamboll me punë dhe  nëpërmjet një fotografie të hedhur në Instagram ka thënë se shumë shpejt do të vijë një projekt ndërkombëtar.

”Një projekt ndërkombëtar në pritje” ka shkruar Ermali./Lajmi.net/