Modelja sulmohet egërsisht nga një bandë e femrave (Video)

Në video shihet përvoja e hidhur e modeles Angie Silva e cilat rrahet me grushta për disa minuta.

ShowBiz

24/03/2016 15:21

Një grup i femrave të një klubi të natës në Santiago de Guayaquil në Ekuador, shihen duke e rrahur egërsisht modelen Silva, ndërkaq kalimtarët nuk bëjnë asgjë për ta ndaluar, transmeton lajmi.net

Është zbuluar se ajo deri vonë ishte në një kirurgji, nga sulmet që kishte marrë vitin e kaluar nga një rrahje tjetër. Por siç duket rrahjet ndaj saj po vazhdojnë.

Motra e saj Gabriela ka thënë: “Ajo ka pasur një karrierë të suksesshme si një modele, por tani kirurgët janë thjesht duke u përpjekur për të ruajtur fytyrën e saj.”

Angie shihet në video duke u zvarritur nëpër rrugë dhe duke u goditur nga femrat tjera.

Përfundimisht femrat tjera largohen duke e lënë atë në rrugë të përgjakur dhe pa mbrojtjen e askujt.

Modelja më vonë publikoi një foto që tregon lëndimet që kishte pësuar, dhe ka thënë se ajo vazhdon të marrë kërcënime me vdekje. /lajmi.net

Angie Silva

Angie Silva