Modelja shqiptare ishte në Francë dje në finale, publikon pamje nga atmosfera

Dita e djeshme do të shënohet në historinë e Francës.

ShowBiz

16/07/2018 15:44

Kjo për shkak se u shpall kampion bote në Botërorin “Russia 2018”, duke mposhtur Kroacinë, shkruan lajmi.net.

Modelja Emina Cunmulaj kishte rastisur të jetë në Francë, në ditën që për ta u shndërrua në festë të madhe.

Ajo ka publikuar imazhe në rrjete sociale, ku atmosfera ishte në maksimum rrugëve dhe lokaleve të Parisit.

Modelja kishte fatin të festonte bashkë me francezët në këtë ngjarje të madhe futbolli. /Lajmi.net/