Modelja seksi mohon operacionet plastike

Bella Hadid është njëra ndër modelet më "in" në skenën botërore.

ShowBiz

01/06/2018 15:59

Është përfolur vazhdimisht se Bella edhe pse është njëra nga modelet më të mira, nuk shquhet për pamjen e saj natyrale, shkruan news transmeton lajmi net.

Modelja e njohur tha se nuk ka përdorur gjilpëra mbushëse ose kirurgji plastike pasi që frikësohet se mund të bllokojë “fytyrën” e saj.

“Njerëzit mendojnë se kam bërë operacione plastike. Dhe ju e dini çfarë? Mund të bëjmë një skanim në fytyrën time”, tha Hadid për Instyle, gjatë një interviste.

“Unë kam frikë të vë mbushës në buzët e mia. Unë nuk do të doja të bllokoj fytyrën time. “, u shpreh Hadid.

Përkundër famës së jashtëzakonshme në Nju Jork, modeles i vërehen dukshëm ndërhyrjet në hundë dhe tek buzët nga imazhet e kaluara të cilat qarkullojnë në rrjete sociale.

Hadid, 21 vjeçare, tha se kishte përdorur produkte natyrale, duke shkuar aq larg sa që e përshkruan fytyrën e saj “të çudtishme”.

“Kam mësuar se njerëzit gjithmonë do të urrejnë dhe nuk mund të bësh asgjë për këtë, përveçse të jesh vetvetja dhe ta duash veten”.

Pavarësisht këtyre, Bella vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të lakmuara në tregun botëror. /Lajmi.net/