Modelja që po sfidon kancerin (Foto)

Kur je 24 vjeçe, të punosh për agjencitë më prestigjioze të modelimit në botë është diçka që ju bën të ndjeheni të pamposhtur.

Lifestyle

06/08/2015 10:48

Dhe jo, kjo nuk është ndonjë skenar i rrejshëm. Kjo në fakt është diçka e vërtetë që i ka ndodhur modeles kanadeze Elizaveta Bulokhova.

Përveç suksesit të saj të jashtëzakonshëm në karrierë, kjo grua e re ambicioze gjithashtu ka një fëmijë dhe një burrë, transmeton Lajmi.net.

Në kulmin e karrierës së saj, Elizaveta u diagnostikua me kancer – sëmundje kjo që ia ndryshoi komplet jetën.

Edhe pse në këtë gjendje, ajo ka vendosur të mos ndalet dhe të vazhdojë profesionin e saj, në mënyrë që t’u japë forcë dhe vullnet edhe femrave të tjera të cilat dëshpërohen shumë në jetë kur ju ndodh diçka e tillë.

Përmes fotografive, ju mund ta shihni ndryshimin e saj përgjatë muajve. (Lajmi.net)

Screenshot_3Screenshot_41 253 4