Modelja nga Elbasani tregon çka i bëri Lorik Cana

Por më shumë se çdo vajzë tjetër bëri përshypje kërcimi shumë afër i kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana, me Esterina Tafilin, modelen nga Elbasani, e cila ka marrë pjesë në “Big Brother 7”.

Sport

05/04/2016 12:47

Kualifikimi i Kombëtares shqiptare të futbollit në “Euro 2016” u festua  me një natë harbimi të vërtetë në “Crazy Calvin”, ku futbollistët tanë  pas fitores me Armeninë, u pritën si heronj në aeroportin e Rinasit.

Dhe për të festuar bashkë me ta me alkool, muzikë dhe foto kishin ardhur për t’i argëtuar me prezencën e tyre disa nga vajzat më të njohura të ekranit e rrjeteve sociale, mes të cilave dhe vajza juriste e Eli Farës, e cila bëri foto me të gjithë futbollistët.

Por më shumë se çdo vajzë tjetër bëri përshypje kërcimi shumë afër i kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana, me Esterina Tafilin, modelen nga Elbasani, e cila ka marrë pjesë në “Big Brother 7”.

Për “Story” ajo rrëfeu momentet e kërcimit më idhullin e saj sipër një banaku. “Kërcyem afër dhe e bukura ishte që e mori një vajzë tjetër për të kërcyer Lorikun, por ai zgjodhi të kërcente me mua. E kisha ëndërr ta takoja dhe me të vërtetë që mu duk shumë i bukur dhe i thjeshtë. U emocionova më shumë në momentin që më lejoi të kërceja pranë tij”.

Hamendësimeve nëse ajo flirtoi atë natë me Lorikun u përgjigj: “Më bëri realitet ëndrrën time, sepse kam pasur gjithmonë qejf ta takoja. Që nga nata që e takova mund të them, që ai është vërtet një mashkull tërheqës”.

Pyetjes nëse u ndje mirë pranë tij iu përgjigj: “Fotot flasin vetë, u ndjeva sikur njiheshim prej kohësh. Unë e falënderova që më zgjodhi mua të kërcenim bashkë, edhe pse aty kishte plot vajza të tjera, ndërsa ai më buzëqeshi, e më dha një puthje. E kush nuk do të donte një flirt me Lorik Canën, çdo femër do e donte. Ua siguroj! Edhe pse ai në fakt është një burrë i martuar, do të më pëlqente ta njihja më tepër, si shok”, përfundoi rrëfimin e saj Esterina.