Modelja kroate me talljen e vitit për eliminimin e Italisë

"Mos e humbisni shpresën, jeni të gjithë të ftuar në shtëpinë time për të ndjekur Kroacinë në Kupën e Botës".

Sport

14/11/2017 19:15

Humbja e Italisë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Suedisë, ka shkaktuar trishtim tek tifozët e shumtë, mirëpo ka pasur edhe nga ata që e kanë shfrytëzuar këtë situatë për të provokuar e për të bërë ironi.

Modelja kroate Nina Moriç ka publikuar një postim në rrjetet sociale ku shkruan:

Mos e humbisni shpresën, jeni të gjithë të ftuar në shtëpinë time për të ndjekur Kroacinë në Kupën e Botës.

Italia u skualifikua mbrëmë nga Suedia në raundin e “play-off” për një biletë në Rusi, mbas 59 vitesh.