Modelja e njohur: Zemra mal kur shoh Era Istrefin me ngjyra të flamurit midis Rusisë

Dje është përmbyllur Kampionati Botëror "Russia 2018".

ShowBiz

16/07/2018 11:03

Në ceremoninë përmbyllëse ka performuar Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam me këngën “Live it up”, shkruan lajmi.net.

Natyrisht që pjesëmarrja e Erës ka bërë krenarë gjithë shqiptarët, sidmos mesazhet që i ka dhënë nga atje.

Pasi përfundoi performancën, Era ka shijuar ndeshjen Francë-Kroaci nga afër, ndërsa ka ndarë edhe disa imazhe bashkë me ndjekësit.

Në një prej tyre, këngëtarja ka bërë simbolin e shqiponjës, madje është veshur me ngjyrat e flamurit shtetëror.

Modelja e njohur, Emina Çunmulaj ka duartrokitur veprimin e saj, duke shkruar “Zemra Mal kur shof @eraistrefi me ngjyra te flamurit midis Rusise”. /Lajmi.net/