Modelja 94 vjeçare, e veshur me markë të nëntëdhjetave (Foto)

Iris Apfel është modelja më e vjetër në historinë e brendeve të Australisë.

ShowBiz

24/02/2016 09:27

94 vjeçarja, është fytyra më e njohur e fushatës së modës ‘Ageless’ në Australi. Ajo ka të gjitha rrobat dhe aksesorët e saj të cilat i përdorë për të bërë fotografi, transmeton lajmi.net

Iris është në dekadën e saj të nëntë dhe ende vazhdon ta ketë energjinë e saj si modele. Së fundi ajo është shpallur si ylli i zingjirëve të fundit të modës në tërë Australinë. Ajo ka punuar si dizajnere e brendshme gjatë tërë rinisë së saj, gjithashtu është përfshirë edhe në restaurimin e Shtëpisë së Bardhë.

Por modën nuk e ka lënë asnjëherë anash, prandaj vitet e fundit të jetës së saj ajo ka thënë se do t’ia dedikojë vetëm modës. /lajmi.net