Modeli M9 një ‘bombë’ e radhës nga BMW

Kjo veturë metalike me dizajn aq të bukur do të shkaktojë shumë probleme për të gjitha veturat e tjera.

Auto & Tek

22/01/2015 19:49

Gjërat e bukura kënaqin sytë. Dhe në këtë rast, kjo veturë do të kënaqë sytë e secilit. Thashethemet për një model potencial M9 të BMW kanë qenë duke u sjellë përgjatë gjithë këtyre viteve, dhe tani siç duket BMW është gati që ta fusë në prodhim atë.

Sipas raporteve, thuhet se BMW do ta ketë në plan këtë veturë në një të ardhme të afërt, por BMW dëshiron që të qëndron e heshtur për momentin, transmeton Lajmi.net.

Kështu që, kjo veturë lë shumë hapsirë për spekulime. Ky model M – që do të jetë më i fundit – ka shumë gjasë që të quhet M9.

Vetura në fotografitë e shfaqura ka një dizajn agresiv i cili sigurisht se do të tërheqë shumë vëmendje nga të gjithë. Por, a duhet që një veturë e tillë të jetë në planet e BMW-së për të ardhmen? Apo është më mirë që kjo të mbetet vetëm në imagjinatën e krijuesit të saj?

Të gjitha këto do t’i llogaritë BMW dhe në fund do të vendosë për këtë model, i cili padyshim se do të jetë shumë i pëlqyer. E pëlqyet ju? Shpërndajeni atë me miqtë tuaj, të cilët janë adhurues të veturave.