Modeli i ri i Toyota Supra

Partneriteti mes BMW dhe Toyota tani është në funksion të plotë dhe janë duke përgatitur ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të Z4 që do të quhet "Supra e rilindur".

Auto & Tek

29/07/2014 15:29

Ajo çfarë dihet është se BMW është përkushtuar në krijimin e trupit të veturës. Kjo përfshin përdorimin e rrotave hibride dhe platformës dizajnuese prej alumini dhe paneleve të trupit nga plastika e riforcuar me karbon.

Veturat sportive të Toyota do të përfitojnë shumë nga ky krijim.

Supra e re do të përshkruhet nga linjat e njëjta si në konceptin FT-1, por bazuar në raportin nga Autocar, dizajni final i veturës nuk është vendosur ende.

Sidoçoftë, ajo çfarë Autocar ka dëgjuar është se vetura do të ketë një motor 2.0 litërsh me katër cilindra, të cilin do ta ndërtojë BMW.

Më pas Toyota do ta marrë këtë motor dhe ta bashkojë atë me teknologjinë e saj “super-hibride”, duke e bërë këtë një hibrid të plotë.

Në veturë do të jenë edhe tre motor elektrik – dy në pjesën e përparme dhe një mbrapa. Kjo do të jetë Toyota e parë që do të përmbaj një rrjetë të dyfishtë të marshit.

Pritet që kjo veturë të shfaqet në vitin 2017.