Modeli i ardhshëm i Ford Focus do të jetë mahnitës

I caktuar që të jetë në shitje në vitin 2016, modeli i ardhshëm i Ford Focus do të jetë me të vërtetë një veturë e bukur dhe ne i kemi sjellur detajet zyrtare të kësaj veture të gjeneratës së ardhshme të Ford Focus.

Auto & Tek

22/07/2014 21:34

Sa për fillim, vetura do të jetë e fuqizuar me të njëjtin motor 2.3 litërsh turbo me katër cilindra, i cili është në dispozicion edhe në Mustangun e ri 2015.

Do të ketë një prodhim të 330 kuaj-fuqive dhe 324 lb të çifteve rrotulluese, që do të transmetohen përmes gjashtë shpejtësive manuale si standarde.

Tani vetura do të veprojë me anë të të gjitha rrotave jo vetëm me ato përpara siq ishte më herët.

Ford ka dëshiruar që të bëjë disa ndryshime, por Autocar thotë se modeli i ri Ford Focus RS do të quhet FWD. Në mënyrë që e gjithë kjo shpejtësi të arrijë siq duhet në rrota, Ford do të pajisë veturën me një ndarës mekanik diferencial.

Çmimi i veturës do të jetë gati i njëjtë me atë ST, i cili do të fillojë me $24,000.