Modeli flokëve që e kërkojnë të gjitha

Nëse jeni në një pushim të plotë por po kërkoni mënyra për të rifreskuar pamjen, atëherë përgjigja mund të jetë ky model flokësh, “curtain fringe”.

Lifestyle

21/10/2017 21:47

Fillimisht si model u popullarizua nga Brigitte Bardot, ku pjesa e mesme e flokëve është paksa e çuditshme.

Por çfarë është ekzaktësisht?
Prerja e balukes në formën e V-së dhe kjo është pjesa më e shkurtër e flokut që nis aty ku ndahen flokët tuaj, dhe gradualisht në të dyja anët zbresin me delikatesë për të theksuar fytyrën dhe pjesën e sipërme të faqeve tuaja.

Blasé-ja e bukur ishte mjaft popullore në vitet ’70 por po tërheq shumë vëmendje këtë sezon, falë një numri të madh femrash të famshme që po e aplikojnë.

Që nga Alexa Chung, Georgia May Jagger, Haliey Baldvvin, Suki Vvaterhouse, etj. Çuditërisht, është një nga modelet e rrallë që i përshtatet çdo forme fytyre, shumë i thjeshtë për tu mbajtur, nëse bëni prerjen e duhur, dhe nuk ka nevojë për stilime. /Lajmi.net/