Modeles së njohur i bëhet ëndrra realitet

Modelja Gigi Hadid ka arritur ta bëjë ëndrrën realitet.

ShowBiz

15/01/2019 10:21

Gigi Hadid ka qenë pjesë e sfilatës së organizuar nga “Prada”, gjë të cilën e kishte ëndërruar tash e sa kohë, shkruan lajmi.net.

Ajo ka ndarë disa momente nga kjo sfilatë, ndërsa ka shprehur haptas gëzimin që ishte pjesë e kësaj sfilate.

“Vetëm kur mendoni që shumë ëndrra tuaja nuk mund të bëhen realitet… Shumë e nderuar të paraqitem në sfilatën e “PRADA” FW’19 sonte. Kurrë nuk do ta harroj këtë moment”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Për ndryshe, Gigi Hadid së fundi është komentuar për ndarjen nga Zayn Malik. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BslglFSn-Cd/