Modelen e kafshon majmuni gjatë spektaklit televiziv që transmetohej live (Video)

Një modele është kafshuar nga një majmun i vogël, derisa po intervistohej drejtpërdrejt në një spektakël televiziv.

Fun

02/07/2017 13:01

Modelja Angelique Burgos e njohur me nofkën Burbu, ishte pjesëmarrëse në spektaklin Pegate al Mediodia në një televizion në Porto Riko, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se si ky majmun i vogël i quajtur Milo si përfundoi në prehrin e modeles Barbu, por një gjë është e sigurt që ai insistonte të qëndronte te ajo.
Dhe derisa ai po tentonte të ngjitej më lart ajo në një moment e pyet: “Ku je duke shkuar”.