Mobilizohen shqiptarët, fillon mbledhja e parave për t’ia paguar dënimin Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteiner

Komisioni Disiplinor i FIFA ka dënuar me nga 10 mijë franga zvicerane Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin dhe me pesë mijë franga Stephan Lichsteiner për festën me shqiponjë në fitoren 2:1 të Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës.

Sport

25/06/2018 20:41

Kombëtarja e Zvicrës të premten e javës së kaluar shënoi një nga fitoret më të mëdha në histori të tyre, duke fituar me përmbysje ndaj Serbisë me rezultat 2:1, me golat e shënuara nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Këta të dy, së bashku me kapitenin Lichsteiner, festuan me shqiponjë nga gëzimi për atë sukses, gjë që bëri që të ndëshkohen nga FIFA me 25 mijë franga zvicerane.

Por, këtë dënim këta mund të mos e paguajnë vetë, pasi në internet online është hapur një kampanjë për mbledhjen e shumës së nevojshme për të paguar gjobën e vendosur nga FIFA.

Është Rilind Reka që në GoFoundMe ke nisur këtë kampanjë, dhe deri më tani janë mbledhur 1,060 dollarë.

Kësaj kampanje mund t’i bashkoheni duke klikuar KËTU./Lajmi.net/