Mobilizim masiv për bukën e Kosovës – Lajmi.net
Mobilizim masiv për bukën e Kosovës
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmeNacionale 16:18, 11 July 2017
Asnjëherë sikur në këtë vit, mobilizimi për korrjen e grurit dhe grumbullimin e tij nuk ka qenë kaq intensiv dhe mirë i organizuar. Bujqit dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë janë të sigurt në konvertimin e investimit dhe mundit të tyre në mjete financiare  si dhe në produkte të gatshme. 

M&Sillosi si mulli më i madh në rajon ka zhvilluar një infrastrukturë logjistike të grumbullimit duke ju dalë në thirrje të gjithë buqëve që kanë kultivuar këtë kulturë.

Bujqit në tërë Kosovën shprehin kënaqshmëri me këtë organizim e po ashtu edhe në azhuritetin e kompensimit me mjete financiare apo me miell për produktet e tyre. Në çdo anë të Kosovës vërehet një shtim i sigurisë së fermerëve, për çka kontribuuese janë pikat e grumbullimit të grurit të shpërndara anekënd Kosovës. Zyrtarët e M&Sillosi vazhdojnë të apelojnë tek fermerët që ata vetëm të paraqiten në numrat e publikuara 045 697 891 ose 029 633 733 dhe për çështje të tjera do kujdeset kompania.

Vlen të theksohet se M&Sillosi si kompani është dëshmuar në korrektësinë ndaj të gjithë bujqëve andaj kjo korrektësi edhe shpërblehet me besimin e plotë që bujqit shprehin ndaj kësaj kompanie. Zyrtarët kompetent të M&Sillosi shpjegojnë se procesi i pranimit të grurit nuk është një proces i thjeshtë por kërkon përpikëri si në përcaktimin e grupit të kualitetit e po ashtu edhe në procesin e menjëhershëm të pastrimit dhe të trajtimit të grurit.

Për informimin e të gjithë bujqve, këtë vit M&Sillosi ka hapur edhe disa pika të reja në mënyrë që të jetë sa më afër buqëve. Prandaj bujqit nga të gjitha anët e Kosovës mund të kontaktojnë zyrtarët e kompanisë përmes numrave të mësipërm për tu informuar për të gjithë ofertën e M&Sillosi; për shitjen e Grurit të tyre, e poashtu edhe këmbimin e Grurit me produkte të gatshme, miell dhe krunde.

Menaxhmenti i M&Sillosi-t falënderon të gjithë bujqit për punën e tyre të mirë që e kanë bërë gjatë tërë vitit si dhe shpreson dhe beson se puna e mirë e tyre do të vazhdoj edhe vjeshtën e ardhshme kur edhe vie koha për mbjellje të reja të sipërfaqeve të grurit. Duke rritur sipërfaqet e mbjella me grurë dhe duke u bazuar në punën e mirë qe e bëjnë bujqit e Kosovës, menaxhmenti i kompanisë beson se një ditë të gjithë së bashku do arrijmë të sigurojmë bukën e Kosovës dhe ti plotësojmë 100% nevojat e Kosovës./Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master
  • Play World Soccer Champion