Mo Farah ia sheh sherrin Trumpit (FOTO)

Mo Farah ka shprehur brengosjen e tij në lidhje me një vendim të presientit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sport

18/02/2017 10:12

Atleti Mo Farah ka pranuar se është i brengosur nëse do të lejohet të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të parë gruan dhe fëmijët e tij, gjatë muajit të ardhshëm.

Farah reagoi pas vendimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump që ka paralajmëruar ndalimin e udhëtimeve për myslimanët, shkruan “The Sun”, përcjell “lajmi.net”.

Farah ka shkruar një letër duke sqaruar se ai ka kryer të gjitha obligimet e tij gjatë qëndrimeve të mëparshme në SHBA. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.