MMPH, përkrahë komunën e Lipjanit me dy projekte

Ministri Ferat Shala dhe kryetari i komunës se Lipjanit Imri Ahmeti  nënshkruan Memorandumet për dy projektet, Ujësjellësi në Gadime’’, dhe  projektin, Hapja dhe Pastrimi i shtratit të lumit Sitnica’’.

Lajme

05/05/2017 14:50

Në zyrën e ministrit Shala u nënshkruan dy Memorandume në mes të dyja palëve në përkrahje të dy projekteve për Komunën e Lipjanit.

Projekti i parë kap vlerën 20,000.00 euro, dhe ka për qëllim rregullimin e rrjetit të  Ujësjellësit në fshatin  Gadime, ndërsa projekti i dytë Hapja dhe Pastrimi i shtratit të lumit Sitnica’’ në  vlerë prej  170,000.00 euro.

Në këtë takim Ministri  Shala theksoi se me nënshkrimin e këtyre dy memorandumeve të përkrahura financiarisht nga MMPH-ja do të ndihmohet Komuna e Lipjanit në  realizimin sa më të suksesshëm të dyja projekteve që do të kontribuoj në mirëqenien e qytetarëve të Lipjanit dhe mbrojtjen e resurseve natyrore, siç është projekti i pastrimit të Lumit Sitnica. /Lajmi.net/