MMPH: Komuna e Prishtinës dha leje jashtëligjshëm për ndërtim rreth “Rrugës B”

Plani rregullues i lagjes “Mati1” i miratuar në vitin 2011 në kuvendin komunal të Prishtinës, është i jashtëligjshëm dhe si i tillë nuk bënë të zbatohet në teren, andaj të gjitha lejet ndërtimore të dhëna në këtë zonë duhet të anulohen.

Lajme

30/03/2017 16:21

Kjo është përgjigja që ministria e mjedisit i ka kthyer Klan Kosovës kur u pyet se a janë legjitime lejet ndërtimore të dhëna kompanisë “Dervisholli” nga komuna e Prishtinës, për ndërtim rreth rrugës “B” në lagjen Mati 1 në kryeqytet.

Sipas përgjigjes së ministrisë, që nga viti 2013 pas inspektimit të bërë nga MMPH, kjo ministri i ka dhënë urdhër drejtorisë së urbanizmit që vendimi për ndryshim dhe plotësimin e vendimit të planit rregullues urban “ MATI1” i miratuar në kuvendin komunal të Prishtinës me datë 20.07.2011 të anulohet pasi është në kundërshtim me ligjin, dhe të gjitha lejet ndërtimore të dhëna të anulohen.

Sipas MMPH asnjëherë nuk është zbatuar ky vendim i ministrisë nga drejtoria e urbanizmit në komunën e Prishtinës, e as tash kur i është dhënë leje ndërtimore kompanive që të ndërtojnë ndërtesa banimi në atë zonë.

MMPH kërkon nga banorët e lagjes MATI 1 që t’i drejtohen instancave më të larta për mos ekzekutimin e rekomandimeve të dhëna nga kjo ministri.

Ndërkaq, lajmi.net ka raportuar se në këtë pjesë ka nisur një ndërtim kundërligjshëm.  Ky është linku i lajmit:

Rruga B: Dëmtohet kanalizimi, inspektorati nuk del në vendin e ngjarjes