MMPH ka filluar analizat për gjetjen e shkaqeve të ngordhjes së peshqve në lumin Mirusha

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka nisur analizat për të vërtetuar shkaqet e ngordhjes së peshqve në lumin Mirusha.

Lajme

25/07/2018 16:46

Sipas një komunikate të MMPH-së janë duke u ndërmarrë masat e nevojshme për të vërtetuar shkaqet e ngordhjes së peshqve.

“Inspektorati i ujërave në kuadër të MMPH-së , bazuar në  prezencën  e inspektorit komunal në vend ngjarje, ka udhëzuar inspektorin që t’i marrë mostrat e ujit nga lumi i Mirushës për analiza të mëtejme të ujit nga lumi Mirusha  për të identifikuar shkaqet e paraqitjes së ngordhjes së peshqve”, thuhet në komunikatë .

Në këtë aspekt Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës pas pranimit të mostrave të ujit nga vendi i ngjarjes është duke bërë analizat në laborator për të verifikuar nëse cilësia e ujit ka ndikuar në ngordhjen e peshqve.

Rezultatet mbi cilësinë e  ujit do të raportohen pas përfundimit të analizave laboratorike të mostrës së sjellë në Institut./Lajmi.net/