Mladiq e përdori strategjinë e mafias italiane për t’u fshehur, qëndroi edhe në kazerma

Krimineli i luftës i dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për krime lufte dhe gjenocid, Ratko Mladiq, ka përdorur strategjinë ‘e vërteta që vonohet’ për t’i ikur arrestimit.

Bota

12/12/2017 07:35

Kjo strategji përdorej nga kokat e mafias italiane, dhe nënkupton që i ikuri me qëllim dhe përmes njerëzve të tij ua tregon autoriteteve vendin ku vërtetë kishte qëndruar, por vetëm pasi të jetë larguar prej aty.

Mladiq i kaikurrejtësisë për një çerek shekulli, ndërsa edhe kryeprokurorja  e Hagës, Carla Del Ponte, ishte shprehur e bindur se Serbia e dinte vendndodhjen e tij.
Në fakt, mediat serbe raportojnë se kjo ishte e vërtetë dhe se Mladic d deri në vitin 2003 ai fshihej nëpër kazermat e ushtrisë serbe, përcjellë GazetaMetro.

Por, me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Serbisë dhe Tirbunalit të Hagës, në kohën kur president i Srebisë ishte Boris Tadic, Mladic u desh të ndryshonte taktikë.

Shtëpia e kusherinjëve të Mladic, ku u arrestua para se të dorëzohej në Hagë
Fshehjen e tij e organizoi një tjetër ushtarak i lartë serb, gjeneral Tomir, së bashku me ish ushtarak tjerë besnik të Mladicit.

Ky besohet se është ideatori dhe zbatuesi i strategjisë së fshehjes, duke përdorur ndër të tjera edhe mediat, duke përdorur strategjinë “e vërteta që vonohet”.

Pak kohë pasi ia ndërronte lokacionin Mladicit, Tolimir ua shpërndante informacionet shërbimeve sekrete si edhe vetë Tribunalit të Hagës, për vendndodhjen e Mladic.
“Kurdo që në kuptimin e hetimeve i afroheshim Mladicit, gjithmonë në disa media dilnin lajme që sikur e lajmëronin Ratko Mladicin se si kërkimi për të ka përparuar”, ka thënë ish presidenti serb Boris Tadic, duke konfirmuar strategjinë “e vërtetë që vonohet”.