MKRS-ja nënshkruan memorandum me Aleancën Franceze në Prishtinë – Lajmi.net
MKRS-ja nënshkruan memorandum me Aleancën Franceze në Prishtinë
Autori: Lajmi.net Kulturë/Arte 13:50, 15 March 2017
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Aleancën Franceze në Prishtinë.

Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për projektet e “Promovimit të Frankofonisë në Kosovë”,  siç janë: Java e Frankofonisë, Festa e Muzikës, Java e Filmit Frankofon.

Ministria e Kulturës, në realizimin e këtyre projekteve, sipas këtij memorandumi, ofron mbështetjen financiare në vlerë prej 3.500.00 €,  për projekte të cilat priten të realizohen gjatë vitit 2017.

Palët u shprehën të kënaqura për nënshkrimin e këtij memorandumi, ndërsa kryetari i Aleancës Franceze të Prishtinës, Ilir Avdiu, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të tilla. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Aleanca franceze, MKRS, prishtine

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master Japan