MKRS-ja mbështet boksieren Donjeta Sadiku me mbi 12 mijë euro

Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me sportisten Donjeta Sadiku.

Sport

21/04/2018 19:05

Përmes një komunikate për media MKRS-ja bën të ditur se, “mbështetja financiare për boksieren Sadiku në vlerën prej 12 mijë e 300 euro, bëhet për shpenzimet e përgatitjes së sportistes për Kampionatin Botëror në Nju Delhi-Indi”.

Gashi tha se angazhimi i tij për të mbështetur sportistët nuk do të ndalet dhe se kjo bëhet me qëllim të përkrahjes së talentëve të rinj të cilët me punën e tyre të suksesshme, po arrijnë që të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në mënyrë të denjë nëpër kampionate të ndryshme ndërkombëtare.

Ndërkaq, sportistja Donjeta Sadiku, falënderoi MKRS-në për mbështetjen dhe tha se do të punojë maksimalisht që nga Kampionati Botëror në Nju Delhi të kthehet me medalje.