MKRS-ja dhe UNICEF-i diskutojnë rreth fuqizimit të platformës për njohjen e punës vullnetare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka njoftuar se është takuar me udhëheqësin e ri të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.

Lajme

06/11/2018 14:22

Ai në një postim në Facebook,  ka shkruar se në këtë takim ata kanë biseduar rreth bashkëpunimit të MKRS-së dhe UNICEF-it në fuqizimin e platformës për njohjen e punës vullnetare.

“Rrealizimi i projekteve të përbashkëta me UNICEF-in, konsiston edhe me politikat tona si Ministri dhe ky bashkëpunim ka sjell sukses në aktivizimin e rinisë”, ka shkruar Gashi, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim udhëheqësin e ri të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin. Në këtë takim biseduam rreth bashkëpunimit të MKRS-së dhe UNICEF-it në fuqizimin e platformës për njohjen e punës vullnetare. Realizimi i projekteve të përbashkëta me UNICEF-in, konsiston edhe me politikat tona si Ministri dhe ky bashkëpunim ka sjell sukses në aktivizimin e rinisë. Përmes realizimit të projekteve të tilla, ne po përmbushim edhe zotimet tona për përfaqësim të interesave të rinisë së vendit.