MKRS e mbështet financiarisht karateistin Herolind Nishevci – Lajmi.net
MKRS e mbështet financiarisht karateistin Herolind Nishevci
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 16:26, 7 May 2018
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim karateistin Herolind Nishevci, me ç’rast është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të përgatitjes së sportistit për gara.

Sipas këtij memorandumi, karateisti mbështetet financiarisht me 7.200 euro, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Mbështetja financiare bëhet me qëllim të realizimit të synimeve të sportistit për periudhën buxhetore janar – dhjetor 2018.

Ministri Gashi ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë në mbështetjen financiare të sportistëve të vendit, duke theksuar se kësisoj po realizohen politikat programore për sportin.

Ndërkaq, sportisti Nishevci e ka falënderuar ministrin për memorandumin e nënshkruar dhe e përgëzoi për punën që po bën në mbështetje të sportistëve dhe sportit në vend.

Fjalët kyçe: Herolind Nishevci, MKRS

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play iStunt 2
  • Play Turbo Racing 3