Mkhitaryan mungon gjashtë javë

Borussia Dortmundit ka pësuar tronditje nga stafi  mjekësor i skuadrës, pasi është konfirmuar se mesfushori, Henrikh Mkhitaryan do të jetë jashtë fushave të lojës për gjashtë javë.

Sport

14/12/2014 12:28

Mesfushori ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të Dortmundit, të cilën e pësoi nga Hertha me rezultat 1-0.

Duke u bazuar në testet e bëra në mëngjesin e ditës së sotme, Dortmundi ka konfirmuar se armeni do të jetë jashtë fushave të lojës për diku rreth gjashtë javë.

Kështu ai do të humbasë ndeshjet e skuadrës së tij gjatë vitit 2014, teksa rikthimi i tij pritet të bëhet gjatë vitit 2015.

Dortmundi është duke kaluar në formë katastrofale në këtë sezon në Bundesligë, pasi është radhitur në vendet e fundit të tabelës.