Mkhitaryan i shënon super-gol Maqedonisë

Kombëtarja e Armenisë ka shënuar fitore bindëse ndaj Maqedonisë në Ligën e Kombeve.

Sport

16/10/2018 20:16

Armenët kanë arritur që në kuadër të xhiros së katërt në grupin e katërt në Ligën D, të mposhtin 4:0 Maqedoninë.

Golin e fundit për vendasit në këtë ndeshje e shënoi ylli i Arsenalit, Henrik Mkhitaryan.

29 vjeçari shënoi një gol të bukur në minutën e 94’ nga gjuajtja e lirë, duke e çuar topin poshtë këmbëve të murit të Maqedonisë./Lajmi.net/