Mkhitaryan emocionon të gjithë me skuadrën e re

Borussia Dortmund janë të interesuar të rikthejnë në skuadër Henrikh Mkhitaryan.

Sport

25/11/2017 19:26

‘Milionerët’ dëshirojnë të sjellin në ‘Signal Iduna Park’ ish yllin e tyre, Henrikh Mkhitaryan.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘BBC’, përcjell ‘lajmi.net.’.

Armeni në verën e vitit 2016, për 40 milionë euro iu bashkua Manchester United, tek e cila skuadër ka dështuar të gjejë vazhdimësinë.

Jo rrallë herë paraqitjet e tij janë kritikuar nga Jose Mourinho, dhe këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë Borussia Dortmund, që nuk po kalon një sezon aspak të mirë në Bundesligë./Lajmi.net/