Mkhitaryan befason me skuadrën e re

Henrik Mkhitaryan i ka ditët e numëruara te Manchester United.

Sport

18/12/2017 17:15

Sulmuesi armen ka dështuar të bind Jose Mourinhon këtë sezon,e pas kthimit të Zlatan Ibrahimovicit nga lëndimi ai ka humbur edhe vendin në bankinën e rezervistëve.

Por, ajo skuadër që dëshiron shërbimet e 29 vjeçarit duhet t’i paguajë ‘Djajve të Kuq’ deri në 40 milionë euro, njofton ‘DailyMail’, përcjell lajmi.net.

Është ‘DailyMail’ që ka raportuar për një interesim të Interit për Mkhitaryan.

Kjo marrëveshje mund të finalizohet lehtë nëse Inter në ofertë përfshinë edhe kartonin e Ivan Perisicit, lojtarit që po kërkohet nga Jose Mourinho./Lajmi.net/