Mkhitaryan i “bashkohet” Kombëtares shqiptare (FOTO)

Henrikh Mkhitaryan është paraqitur si futbollist i Kombëtares shqiptare nga tabloidi britanik “Daily Mail”.

Sport

12/11/2016 14:14

Henrikh Mkhitaryan, futbollist i Kombëtares shqiptare. Ky është gabimi në titullin e tabloidit britanik “Daily Mail”.

Në artikullin e saj kushtuar Armenisë dhe suksesit 3-2 ndaj Malit të Zi një natë më parë, “Daily Mail” nga ngatërruar Armeninë me Shqipërinë (Armenia – Albania), duke e paraqitur atë si futbollist të ekipit kuqezi, përcjell “Lajmi.net”.

“Shqipëria e Mkhitaryanin përmbys disavantazhin 2-0 për të fituar”, ishte titulli i “Daily Mail”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.