Mjet shpërthyes në Rahovec

Gjatë ditës së djeshme në Fshatin Hoqë e Madhe, Rahovec, është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes.

Lajme

27/12/2017 11:12

Një mashkull raportoi në Polici se në fushë kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Pas lajmërimit njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendngjarjes ndërkohë që njësitet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente . /Lajmi.net/