Mjet i dyshimtë shpërthyes në Fushë Kosovë

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një mjet të dyshimtë i cili ishte i pashpërthyer në kopshtin e shtëpisë së njërit nga banorët e rrugës ‘Abedin Rexha’ në Fushë Kosovë.

Lajme

04/06/2018 11:11

Pasi personi ka njoftuar Policinë e Kosovës, në vendin e ngjarjes janë paraqitur edhe njësitet e FSK-së dhe KFOR-it amerikan.

Pas ndërhyrjes mjeti i dyshimtë është larguar./Lajmi.net/